Vllaznia U- 21  sfidon Partizanin U- 21  dhe afrohet më pranë kreut…

Superliga U21 ka zhvilluar në mesjavë ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë, dhe në kuadrin e kësaj jave, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës u zhvillua ndeshja, Vllaznia-Partizani. Pesë gola ka prodhuar kjo ndeshje, tre në portën e Partizanit dhe dy në atë të Vllaznisë duke i dhënë fitoren e merituar kuqebluve me rezultatin 3 me 2, ku golat për kuqeblutë u shënuan nga tre futbollistët e ardhur nga ekipi i parë, Delaj, Beci, dhe Gomesh. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, shprehet i kënaqur me lojën e ekipit të tij, ndërkohë që vlerëson edhe lojtarët e ardhur nga ekipi i parë.

Edhe pse u mund me rezultatin 3 me 2, i kënaqur me lojën e skuadrës së tij është edhe trajneri i Partizanit, Gerti Haxhiu.

Me tre pikëshin e marrë ndaj Partizanit, Vllaznia U21 shkon në kuotën e 19-të pikëve duke u afruar edhe më shumë pranë tre skuadrave kryesuese të kampionatit.