Vodhën paratë e pensionit një të moshuari, procedohen penalisht dy punonjëse të postës Shkodër…

Share your love

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçare se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love