Emiljan Ndou, 25-vjeçar, mbeti i vrarë në orët e vona të së premtes nga bashkëfshatari i tij Mark Kodra 47 vjeç për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.
Ndërkohë, mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në mbrojtje familjen e autorit, pasi janë fqinjë me familjen e viktimës dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, FNSH e Shkodrës është e pranishme në banesën e autorit.