Vrasja e Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve u vodh në Shkodër…

Share your love

Makina dhe targat dyshohen të jenë vjedhur në Shkodër.

Policia e Vlorës zbulon automjetin me të cilin dyshohet se autorët e vrasjes së Gëzim Sinomatit u larguan pas djegies së makinës tip “BMË” të cilën e përdorën në kryerjen e krimit. Bëhet fjalë për një automjet me pronar nga Elbasani, i cili në polici pretendoi se e ka shitur disa kohë më parë, një personi në Vlorë, por që nuk kishin bërë akt shitjen.

Të këta persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës, për të zbuluar lidhjen me vrasjen e Sinomatit. Makina që dyshohet se largoi autorët në drejtim të paditur, u pikas nga kamerat e sigurisë, që u sekuestruan nga ana a policisë.

Nga ana tjetër, Klan News mëson se makina tip BMVV që u përdor nga autorët dhe u dogj pas krimit rezulton e vjedhur në Shkodër. Po të vjedhura ishin edhe targat që i vendosën këtij mjeti.

Për vrasjen e Sinomatit policia ndaloi të enjten 15 persona, të cilët u liruan pas 18 orësh. Ata u morën në pyetje, pasi policia nuk arriti të gjejë asnjë provë të vlefshme për t?u komunikuar urdhër arreste.

Gjatë kontrolleve të së enjtes për vrasësit e Sinomatit, forcat RENEA vunë në pranga 2 persona, të cilët u kapën me armë pa leje. Ata janë Armandi Beqiraj dhe Sino Llanaj. Ky i fundit biznesmen ndërtimi, i përfshirë në disa çështje dhe konflikte në kryeqytet.

Hetimet për vrasjen e 23-vjecarit po drejtohen nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku. Që prej një jave në Vlorë ndodhen dhe forcat speciale RENEA, që vijojnë kontrollet për të rënë në gjurmë të autorëve.

Hetimet janë fokusuar tek pista e hakmarrjes. Babai i Sokol Sinomatit, ish anëtar i bandës së Gaxhajt, ndodhet në burg prej disa vitesh për një krim të kryer në vitet 2000. 23-vjeçari jetonte në Belgjikë dhe kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri. Burime nga policia e shtetit thonë se ai nuk ka pasur precedentë penalë në Belgjikë dhe në Shqipëri.

Share your love