Vula e PD-së, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës së parë. Pak ditë para Vitit të Ri…

Share your love

Pak ditë para se të mbyllet viti 2023, pra më 27 Dhjetor Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e legjitimitetit të vulës së Partisë Demokratike.

Në një njoftim nga ky institucion bëhet me dije se trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, përbëhet nga Artur Kalaja, Ervin Pupe dhe Darjel Sina.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit, marrë në datën 3 Mars 2023 që shfuqizoi vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri, i cili njohu “Rithemelimin” si organ drejtues të PD në zbatim të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor 2021.

Share your love