Zbardhet plagosja në Gjadër të Lezhës, autori dhe i plagosuri u konfliktuan për xhirimin e gomave të makinës…

Share your love

Xhirimi i gomave të makinës është për shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjader të Lezhës më 18 gusht, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen e kësaj ngjarje. Sipas burimeve, autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në arodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke u sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për t’u sqaruar pranë një lokali, 500 metra larg pistës së aviacionit.

Gjatë takimit në lokal, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallur në kërkim policor dhe prej dy ditësh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Share your love