Zgjerimi i Urës së Bardhajve/ Nevojë e përsëritur prej vitesh nga drejtuesit e mjeteve…

Kjo është panorama që shoqëron çdo ditë Urën e Bardhajve. Mjeteve u duhet të presin për minuta të tëra në njërin kah të urës pasi ajo është vetëm një kalimshe.

Disa herë drejtuesit e mjeteve por edhe administratorët ndër vite kanë shprehur shqetësimin se ura ka nevojë për zgjerim të saj. Veçanërisht gjatë verës ku qarkullimi është më i lartë, për drejtuesit e mjeteve ngushtësia e urës është bërë disa herë mollë sherri sepse njëri prej tyre duhet të presë në cep të saj. Më herët është ndërhyrë për forcimin e këmbëve të urës, por jo zgjerimin e saj. Ura ka nevojë për ndërhyrje totale si në strukturë po ashtu edhe në funksion.

Nëpërmjet saj mbi 5 mijë banorë të njësisë rrethina lidhjen me qytetin dhe njësitë e tjera. Qarkullimi mbi këtë urë është i lartë, gjë e cila rrit edhe nevojën për ndërhyrje mbi të.