Zhburrnimi i kombit Shqiptar!…

Nga Justinian Topulli

Zhburrnimi i kombit Shqiptar!

Identiteti ynë kombëtar mbështetet mbi histori luftërash dhe trimëri burrash, ashtu siç mbështetet edhe mbi legjenda kreshnikësh dhe mite shqiponjash. Aq e fortë dhe e vlerësuar është krenaria e burrnisë në traditën shqiptare, saqë zor se gjen një komb që të njohë në traditën e tij, femrën që zëvendëson burrin e munguar të familjes duke u bërë burrneshë, fjalë kjo, që ndoshta nuk ka të ngjashme në asnjë gjuhë tjetër.

gjithë trimat që ka nxjerrë kjo tokë, ata mitikë dhe historikë, janë pjellë e familjeve tradicionale dhe patriarkale madje, deri tek i fundit, më i njohuri në kohën tonë, Adem Jashari.

Të gjithë këta burra janë lindur, rritur dhe edukuar në familje, ku femra bëhej grua dhe mashkulli burrë, ku nuk ekzistonte homoseksualizmi, lesbizmi, biseksizmi, seksualiteti fluid dhe gjithfarë perversionesh të postmodernitetit dekadent bashkëkohor.

Këto familje tradicionale ishin ato që i mësuan shqiptarit ndër shekuj trimërinë, bujarinë, mikpritjen, atdhedashurinë, besën dhe besimin, si dhe çdo virtyt tjetër të mirë, me të cilat ne si shqiptarë krenohemi para botës dhe falë cilësive të tilla, pas mirësisë së Zotit që na i ka falur, kemi mbijetuar deri më sot në tallazet e historisë.

Ata, që në emër të dokrrave, të disa të drejtave të stisura, kërkojnë të prekin këtë trashëgimi, duke përligjur “martesa” brenda të njëjtit seks, apo biznese me fëmijë nënash surrogato, e të tjera broçkulla të kësaj natyre, duhet ta keni të qartë se me vetëdije ose jo, kërkojnë të shkatërrojnë themelin dhe burimin e krenarisë sonë kombëtare, që është pikërisht familja tradicionale shqiptare.

Padrejtësitë dhe abuzimet janë pjesë e çdo shoqërie njerëzore, në çdo kohë dhe vend, dhe viktima të saj janë të gjithë, burra dhe gra, dhe kjo kurohet përmes drejtësisë dhe edukimit të duhur, por kurrsesi përmes inxhinierive utopike sociale që prekin ADN-në e familjes tradicionale shqiptare, që rrënjëzohet vetëm nga babai mashkull burrë dhe nëna femër grua, si dhe pasardhësit e tyre.

Kombet që shkatërrojnë themelet e vlerave të gjenezës së tyre historike shekullore, janë të destinuar të zhbëhen, herët ose vonë.

Nëse dëshironi të mos turpëroheni nesër para Zotit, botës dhe pasardhësve tuaj, që do të pështyjnë turpshëm mbi varret tuaja, mos pranoni që t’iu zhburrnojnë sot me ligje absurde dhe promovime anti-familje, një grusht perversësh dhe një tufë politikanësh oportunistë, që e kanë shitur veten dhe kombin tek agjendat në thelb anti-njeri.