![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.