Zjarri përfshin zyrën e mjekut roje në spitalin e Shkodrës, shkak dyshohet ngrohësja që ishte në dhomë!…

Share your love

Një zjarr ka rënë në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, mbrëmjen e sotme.

Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomën mjekut roje në repartin e këtij spitali.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt që mund të ketë pësuar ngrohësja që ndodhej në zyrën e cila u përfshi nga flakët.

Fatmirësisht zjarri është shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa gjithçka ndodhej në zyrë është shkrumbuar totalisht.

Personeli i spitalit përpos kontributit në shuarjen e flakëve ka reaguar me shpejtësi për zhvendosjen e pacientëve të cilët rrezikonin asfiksimin nga tymi i shkaktuar nga flakët.

Share your love