Zoto e Mërtiri morën 4 milionë euro/ Fatura fiktive edhe në landfillin e Tiranës, SPAK zbulon skemën…

Share your love

Të paktën 4 milion euro rezulton të kenë përfituar nga landfilli I tiranës Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Në dosjen e SPAK thuhet se shuma është marrë përmes faturave fiktive, por punimet në terren nuk janë kryer. Në skemë është përfshirë dhe një tjetër kompani, përmes së cilës ata kanë blerë një truall me vlerë 1 milionë euro.

Skema e mashtrimit me miliona euro ka funksionuar edhe në landfillin e Tiranës.

Sipas dosjes së SPAK, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë realizuar fatura fiktive, duke përvetësuar katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë lekë.

Ka qenë Zoto, i cili ka paraqitur faturën për punime si nënkotraktor me kompaninë e tij Integrated Energy Services.

Share your love