ZVA Shkodër zhvillon analizën vjetore/  Drejtori i DRAP Lezhë, Muça: Të jeni më shumë kërkues!

Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër zhvilloi analizën për vitin 2023. Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit,  Brisela Kadija, kërkoi një punë më të madhe  të të gjithëvë për të arritur rezultate edhe më të larta. Kadija  theksoi se notën mesatare më të lartë e zë arsimi jopublik krahasimisht me atë publik dhe sipas saj është një prioritet për këtë vit i cili duhet përmirësuar.

I pranishëm në këtë analizë ishte edhe drejtori rajonal i arsimit, Hasan Muca, i cili në fjalën e tij iu tha mësuesve se duhet të jenë sa më shumë kërkues në synimet  e tyre.

Në analizën e vitit 2023 të Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër morën pjesë të gjithë drejtorët e shkollave, por edhe një pjesë e mësuesve të cilët japin kontributin e tyre në zhvillimin e brezave.