ZYRTARE/ I treti në 6 javë, Laçi rikthen Mirel Josën në stol…

Share your love

2 trajner për 7 pikë, Laçi i këtij sezoni është për rekord pasi drejtuesit e klubit vendosën të ndryshojnë edhe një herë kurs duke i besuar stolin një eksperti si Mirel Josa.

Për herë të tretë këtë sezon, në vetëm 6 javë, drejtuesit e klubit kurbinas ndryshojnë sërish timonier. Skerdi Bejzade nuk është më trajneri i bardhezinjtë teksa palët gjetën konsensusin për të ndërprerë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Mirel Josa është zyrtarisht trajneri i ri i Laçit me teknikun kryeqytetas që pranoi mbrëmjen e së premtes ofertën e Pashk Laskës për të marrë edhe një herë drejtimin e ekipit. Josa dhe Laçi nuk humbasin kohë teksa ka nisur punën që këtë të shtunë.

Ky është një rikthim për Josën në krye të Laçit teksa i drejtoi për afro 5 muaj në sezonin 2021-2022. Josa do të debutojë në stolin e bardhezinjtë pikërisht përballë Tiranës, sfidë që do të luhet ditën e martë në orën 14:00.

Share your love