FOTO/ Ky është momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës…

Fotot e mëposhtme tregojnë momentin e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Ai është ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës në një apartament në lagjen “Apollonia” në Fier.

Sikurse shihet edhe në fotot e siguruara nga abc news vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt. Ai kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej. Asokohe Bujar Çela 62-vjeç punonte si taksist në të zezë.

Bujar Çela u vra në në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.

Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

Ditën e djeshmeu arrestua Nuredin Dumani në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.