Turqia heq kufizimet e Covid-19…

Turqia ka hequr të gjitha masat Covid-19 për udhëtimet drejt saj prej 1 qershorit 2022. Paraqitja e një testimi apo arsyeja e udhëtimit nuk do të jenë më pengesë për lëvizjen e lirë.

Njoftimi zyrtar:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.

Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje.

Për informacion më të detajuar mbi lëvizjet jashtë vendit, mund të vizitoni linkun zyrtar: https://punetejashtme.gov.al/en/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja/