Mbeturinat mbushin brigjet e lumit Kir/ Qytetarët: Ky fenomen vijon prej vitesh askush nuk përpiqet për ta frenuar…

Lumi Kir rrezikon te humbase gjithcka nga natyrshmeria e tij. Mbeturinat urbane dhe inerte kane pushtuar brigjet e ketij lumi vecanerisht ne zonen periferike te qytetit te Shkodres.

Banoret qe jetojne ne afersi te brigjeve te ndotura te Kirit thone se depozitimi i mbetjeve eshte nje fenomen qe vijon prej vitesh dhe askush nuk po perpiqet per ta frenuar.

Hedhja pa kriter e mbeturinave ne brigjet dhe shtretrit te lumenjeve shihet edhe si nje nga faktoret qe ndikojne ne demtimin e argjinaturave dhe erozionin e tokave ne zonen e Nenshkodres.