Ademi e quajti “gënjeshtar”, preket Manja dhe reagon sërish, zbulon përgjigjen që i kanë kthyer

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar sërish për ftesën që i ka bërë komisioni Voltana Ademit që të jetë në mbledhje.

Pasi Ademi e quajti gënjeshtar dhe se nuk kishte marrë asnjë ftesë, Manja sqaroi sërish se ka patur një ftesë të dërguar me datë 13 nëntor dhe se me datën 19 ka marrë një përgjigje ku thuhej se nuk mund të parqiten.

Ka patur një reagim, është një individ në detyrë, por jo i zgjedhur, se nuk ka patur ftesë. Në datën 13 nëntor i ka shkuar njoftimi edhe pse është individi, jo kryetar.

Është falenderuar komisioni për ftesën dhe sekretari që ja ka vënë në dispozicion relacionin. Dje në 19 nëntor më kanë thënë që nuk mund të paraqitemi për arsye që i dinë ata dhe falenderon se nuk mund të paraqiten.”– sqaroi sërish Manja.