Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 4 përsona të plagosur…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes “Xhenjo”.

Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe raportohet për 4 persona te plagosur.

Ata janë dërguar për ndihme mjekësore ne spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.