Arjan Çani: Tom Doshi do ia japë votat e Shkodrës Bashës…

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Arjan Çani ka deklaruar se votat e Shkodrës, Tom Doshi do ia japë Bashës, teksa Rama do bëjë përpjekje që Berisha të dalë i treti në këtë bashki në primaret e 6 Marsit.

“Këtu nuk bëhen zgjedhje, këtu bëhen makinacione. Do i thërrasim mendjes? Sipas jush, këto nuk janë zgjedhje midis një kandidati lokal, por janë futur elefantët. Meqë merrni Shkodrën si bastion i së djathtëes. Sipas teje, Tom Doshi, do Të rrijë indiferent? Nëse jo, kujt do ja japë votat? Unë them do ja japë Bashës. Ja këtë nuk kuptoni ju. Rama do të luajë fort që Berisha të dalë i treti, sepse i është dhënë urdhër nga amerikanët,”-deklaroi Çani ndër të tjera.