Aksident i trefishtë në aksin Shkodër-Vau i Dejës/ Plagosen tre persona…
Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës, në fshatin Shelqet. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Momentalisht, qarkullimi i mjeteve të tjera është bllokuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes…