Bardh Spahia mban nesër takim, demokratët e Postribës me të përçarë se asnjëherë…

Kandidati per kryetar i Bashkise Shkoder nga grupi i rithemelimit te PD, Bardh Spahia, vijon takimet me demokratet, edhe pse fushata elektorale ende nuk eshte hapur zyrtarisht.

Takimi i radhes do te zhvillohet neser ne njesine Postribe, aty ku demokratet jane te ndare, disa me Berishen, disa me Bashen.

Ne fakt, vete administratori Altin Shabaj, ka dale ne mbeshtetje te Bashes dhe sigurisht qe pjesen me te madhe te demokrateve do te kerkoje ti kete pas vetes ne mbeshtetje te kandidatit Xhemal Bushati.

Nderkohe kusheriri i tij dhe ish-kryekomunari i Postribes Faz Shabaj, me ane te nje statusi ne rrjetet sociale ka treguar qe mbeshtet kandidatin Bardh Spahia.

Keshtu, duke pare nje PD te perçare, Bardh Spahia e di veshtiresine me te cilen do te perballet ne keto zgjedhje. Nuk do e kete aspak te lehte te siguroje votat e demokrateve apo te qytetareve shkodrane. E jo me te mendoje se mund te siguroje rezultatin e arritur ne zgjedhjet e 25 prillit.

Prandaj, Spahia e ka nisur me heret fushaten elektorale, kerkon te mos humbase kohe dhe te shpresoje qe me 6 mars do te dale para “shokut Xhemal” dhe ish prefektes Angoni.

Por, a do i mjaftojne rreth 1 muaj fushate Spahise per te bindur demokratet per ta votuar apo jo, kjo mbetet per tu pare/RealitetiPost/