Bardh Spahia takim me tregtarët në zonën e Zdrales: Taksa që vetëm rriten, ekonomi e shkatërruar, qepena biznesesh që vetëm ulen…

Taksa që vetëm rriten, ekonomi e shkatërruar, qepena biznesesh që vetëm ulen.
Këto i solli për 8 vite qeveria e Edi Ramës tregtarëve të Zdrales në Shkodër.
Në çdo bisedë me ta, kupton që ekonomia ka kapur fundin, është në nivele kritike.
Por qytetarët e Shkodrës dhe biznesi i vogël e kanë një shpresë. #25Prill, është dita në të cilën biznesi do të marrë frymë lirisht, me taksa më të ulëta, ulje të informalitetit, lehtësi fiskale.
Programi i Partisë Demokratike ka në fokus zhvillimin ekonomik të vendit, si e vetmja formë për të çliruar ekonominë nga oligarkët, 4-5 persona të oborrit qeverisës të Edi Ramës.

Edhe pak ditë, fundi është afër për këtë qeveri, shqiptarët do të përqafojnë alternativën e PD.