Beqaj komenton takimin e Bashës në Shkodër: “Në kohën e PD fabrikat punonin me gjenerator”…

Në një takim në një sipërmarrje manifakture në Shkodër, Lulëzim Basha, midis të tjerash deklaroi se nëse do të jetë kryeministër do të ulë çmimin e naftës, se do të ulë çmimin e energjisë elektrike dhe se gjatë pandemisë sipërmarrja nuk u ndihmua.

Lulëzim Basha me sa duket mban mend kohën kur qeveriste PD kur kishte ndërprerje të energjisë elektrike dhe fabrikat punonin me gjenerator. Ajo kohë ka mbaruar prej vitesh.

Lulëzim Basha nuk i tregon të vërtetën sipërmarrjeve se çmimin e energjisë elektrike nuk e ka më në dorë qeveria por se ai çmim është liberalizuar dhe sipërmarrjet do të lidhin kontrata të furnizimit me energji elektrike në tregun e lirë. Ky është edhe angazhim i Shqipërisë në Komunitetin e Eenergjisë së Bashkimit Europian. Vetëm nëse Lulëzim Basha ka në mend të heqë dorë nga integrimi europian.

Lidhur me mbështetjen gjatë pandemisë vetëm në Shkodër qeveria shqiptare ia doli të ndihmojë me programe mbështetje personat që humbën punën prej pandemisë dhe konkretisht në bizneset e manifakturës u mbështeten me rreth 850 mijë USD 600 të punësuar në 78 biznese.

10 milionë dollarë u shpenzuan për të dhënë pagat e menjëhershe më luftës për 20 mijë persona.

Të gjithë këta të punësuar do të vijojnë të përfitojnë qoftë nga rritja e pagës minimale në 400 mijë lek në muaj dhe nga përjashtimi nga taksa mbi pagën i rrogës mujore deri në 400 mijë lekë.

Sipërmarrjet e manifakturës që kam takuar në Shkodër më kanë konfirmuar se rimbursimi i TVSH-së u bëhet lehtësisht, se procedurat doganore të eksportit janë shumë të shpejta e transparente, e-albania është ndihmë e madhe madje kërkojnë të ketë edhe më shumë shërbime në e-albania.

Në 4 vjeçarin e ardhshëm ne do të mbështetsim këto sipërmarrje të manifakturës:

· Më një fond garancie sovrane për kredi për rinovim teknologjik.
· Me një fond të trainimin e specialistëve të tyre në design etj.
· Me normë amortizimi 40% në vit.