Berisha: Së shpejti fillojmë primaret për kandidatët për zgjedhjet vendore…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se shumë shpejt kjo parti do të fillojë procesin e primareve për të zgjedhur kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu, Berisha u shpreh se ky proces pritet të nisë në Shtator.

Ndërkohë, kryedemokrati theksoi gjithashtu se rendin e ditës së Partisë Demokratike mbeten edhe protestat.

“Ne po parapërgatitemi dhe të fillojmë shumë shpejt, nuk do humbasim kohë në aplikimin e procedurës sonë me primare dhe Vjeshta e parë, mendoj unë, do të jetë periudha e fillimit të zhvillimit të primareve në mbarë vendin për kandidaturat tona. Ndërkohë po bëhen përpjekje, në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një përpjekje shumëplanëshe. Sepse PD nuk mund të qëndrojë vetëm në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet të shumëllojtë dhe shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës së kësaj partie, kjo jashtë çdo dyshimi”, deklaroi Sali Berisha.