Dhurohen 25 skutera për invalidët në Shkodër…

25 skutera të rinj janë shpërndarë për invalidët e qytetit të Shkodrës nga organizata “The Door” dhe drejtoria rajonale e shërbimit social në Shkodër. drejtuesi I organiztaës “The Door” Kastriot Faci tregon për vështirësitë e sigurimit të këtyre skuterave ndërkohë që vlerëson bashkëpunimin me institucionet shtetërore të shërbimit social.

Drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër Valbona Tula vlerësoi bashkëpunimin e hershëm me organizatën “The Door”

Përfituesi I këtij projekti, njëkohësisht edhe drejtuesi I shoqatës së persoanve me probleme në shtyllën kurrizore tregon lehtësitë me të cilat përballet sot në jetë.

Këta mjete transporti janë dhuruar nga organizata “Norëegian Aid”, donator strategjik I organizatës “The Door” në qytetin e Shkodërs. Tashmë personat paraplegjikë në qytetin e Shkodrës falë këtij donacioni kanë mundësinë të lëvizin më të qetë në rrugët e qytetit.