Dita Botërore e kafesë në shkodër…

1 tetori shënon ditën botërore të kafesë. Në kuadër të kësaj dite instituti i kulturës “Yunus Emre” organizoi një sërë aktivitetesh ku qytetarët shkodran patën mundësi të shijojnë kafen turke por edhe të njihen me traditën e hershme të saj. Zafer Kiyici (Zafer Këjëxhë) drejtor i institutit “Yunus Emre” në Shkodër u shpreh se është gjithmonë kënaqësi që ta bashkëndajmë me shkodranët kafen turke.

Kafeja turke është prezente prej 11 shekujsh në shumë vende të botës, mes të cilave edhe Shqipëria. Për shumë vite me radhë shqiptarët kanë preferuar kafen turke, gjë të cilën një pjesë e bëjnë edhe sot.