E FUNDIT/ Policia malazeze konfiskon dronin me kanabis që ishte nisur nga liqeni i Shkodrës…

Oficerët e policisë malazeze gjetën dhe konfiskuan një mjet fluturues pa pilot, përkatësisht një dron, në të cilin ishte lidhur një pako PVC me nëntë pako me lëndë narkotike marihuanë, me peshë nëntë kilogramë.

Më parë droni është pikasur gjatë vëzhgimit të planifikuar për shuarjen e krimit ndërkufitar në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe po lëvizte nga drejtimi i Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.

Bëhet me dije se në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kuadër të kompetencës së saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale./RealitetiPost/