Eksploziv në makinë, zbulohet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë…

Mbrëmjen e sotme u hodh ne erë me eksploziv në Vlorë makina në pronësi të Benard Sinomatajt. Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri” kur u dëgjua një zhurmë e fortë.

Të alarmuar banorët zbritën dhe konstatuan që makina kishte shpërthyer. Gazetari i “ABC” Elton Nikaj ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe: Shpërthen makina në Vlorë, dyshohet eksploziv

Dëmet janë shkaktuar në pjesën e shoferit, ky dyshohet se ishte vendosur eksplozivi. Menjëherë policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet për ngjarjen që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Mbetet për t’u sqaruar nga grupi hetimor nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim për Benard Sinomatajn, apo ishte një atentat i dështuar.

Pritet që të merret në pyetje vetë Sinomataj mbi konfliktet e mundshme që ka pasur, por edhe verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë lidhur me momentin kur është vendosur eksplozivi./ Abcnews.al