EMRAT/ Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, dy nga viktimat janë vëllezër…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen  e sotme në rrugën e Arbrit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës Qeranecit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

Sipas Balkan Web, dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Dehari, vëllezër.

Sakaq, në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.