EMRAT/ Burri vret fqinjin në Tiranë. Përleshja që shkaktoi vdekjen!…

Tiranë- Ngjarje e rëndë me paojë vdekjen në Tiranë. një konflikt mes dy fqinjëve përfundon në tragjedi.

Policia ka arrestuar Alban Meneri, i cili ka rrahur Nikolin Stakën, që dyshohet se humbi jetën si pasojë e hemoragjisë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës, ndërkohë që Staka ka qëndruar për më shumë se 24 orë në reanimacion, pa mundur që të shpëtojë për shkak të hemoragjisë.

Në komunikatën e policisë citohet se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë nr. 2 ndaluan Alban Meneri, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky person, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, Nikolin Stakën, 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.