EMRI/ Identifikohet viktima në Fushë Milot. ..

Identifikohet viktima në Fushë Milot. Në vendngjarje janë gjetur prova për një aksident të mundshëm.

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Milot -Kryqëzim i Arbërisë, është gjetur në anë rrugës nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi Zef Keci 68 vjeç, banues në Rrëshen. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, dyshohet që të jetë aksidentuar nga një mjet në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.