EMRI/ Makina bie në humnerë/ Humb jetën një 17 vjeçar, plagoset një tjetër në Bulqizë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë

Policia bën me dije se rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi Florjan Pupuleku, 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi Ervis Terziu, 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se 17 vjeçari ka qenë pasagjer në automjetin i cili drejtohej nga 20 vjeçari Ervis Terziu. Drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.