EMRI/ Vrasje në Grudë, viktima punonjës i usjellës kanalizime Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Grudë të Shkodrës.

Viktimë e atentatit është Prekë Tonaj punonjës i usjellës kanalizime Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISE:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.