Gjiknuri-shkodranëve: Votoni Majlinda Angonin, provojeni për 300 ditë ndryshimin…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ishte sot në Shkodër ku prezantoi kandidaten për kryetare të Bashkisë së Shkodrës, Majlinda Angonin.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri iu ka kërkuar qytetarëve shkodranë që mbështesin dhe votojnë kandidaten e PS për provuar ndryshimin.

Ai gjithashtu ka premtuar se qeveria Rama do e mbështesë Shkodrën dhe se do të sjellë ndryshime në këtë qytet.

“Kënaqësi që jam këtu me ju sot në këtë ditë historike, t’i kthejmë Shkodrës atë që i ka mungua në 30 vite. Përballë kemi një zonjë të nderuar, që është pjesë e qytetit tuaj, karrierën, jetën e ka ndërtuar vetë. A mund të përdoret Shkodra si një bastion politik?! Ne kemi një alternativë që do të ketë mbështetjen e qeverisë. Shkodranët janë më evropianë se pjesa e tjetër. Pse shkodranët do të bëhen mish për top?! Ka njerëz që janë skeptikë për politikën. Mendoni si shkodranë, mendoni për zhvillimin tuaj dhe mos u bëni pjesë e dy njerëzve që janë të dështuar. Ka një pjesë të demokratëve që mbase nuk i duan ata të dy. Votoni Majlindën që t’u jepni një mesazh atyre të dyve. Alternativa me Majlindën është një alternativë, fundja 1 vit është. Provoje për 300 ditë një ndryshim. Alternativa e qeverisë së Ramës do të sjellë në Shkodër ndryshimin. Mbështesni qytetaren tuaj dhe qeveria shqiptare do të jetë nga mbrapa për të transformuar Shkodrën. Mos lejoni që Shkodra të bëhet eksperiment i njerëzve të dështuar politikisht. Ne jemi garancia këtu, e jap fjalën për këtë. Do ta mbështesim Shkodrën, me Majlindën fitore”-,tha Gjiknuri.