Gjykata e Tiranës dënon 500 mijë lekë gjobë të riun, qeni i tij kafshoi një person në rrugë

Një i ri nga Tirana është dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me 500 mijë lekë gjobë, për shkak se është gjendur fajtor për “Braktisjen e kafshës së shoqërimit”. E cila ma pas ka kafshuar një qytetar, duke i shkaktuar plagë të rënda në dorë.

Rasti është rregjistruar në 30 Mars 2021, pranë shkollës “Jakov Xoxa” në Tiranë, kur E. B, ishte duke ecur me biçikletë. Në këtë moment ai ka parë një djalë të ri, i cili mbante një qen me zinxhir. Ne momentin që E.B, ka kaluar pranë qenit është frikësuar dhe personi që mbante qwnin E. Ç, i ka thene “…nuk të kafshon jo…”.

E. B. ka vazhduar rrugën dhe kur ka kaluar pranë qenit ai i është vërsulur.