I shpallur në kërkim, arrestohet në aeroportin e Frankfurtit Genc Tafili…

Burime nga Interpol bëjnë me dije seGenc Tafili kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2000 është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit. Burime nga Interpol bëjnë me dije se 42-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Tafili u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, pasi kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që u dënua, ndërsa u arratis më pas jashtë vendit. Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit, duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u has me breshëri plumbash prej tyre. Perosnat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Zylyuftari por edhe Behar Tafili.

Për ngjarjen policia ka arerstuar Adrmit Tafilin i dënuar meburg përjetë dhe Genc Tafilit. Më pas Genc Tafili u lirua nga burgu me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. /Shqiptarja.com/