IKMT lajmeroi aksion për prishjen e ndertimeve pa leje, banorët e Thethit bllokojnë rrugën në “Qafë Thore”…

Banoret e fshatit turistik te Thethit protestojne kunder prishjes se ndertimeve ne zonen e tyre. Ata kane marre njoftim se IMT e bashkise Shkoder dhe IKMT do te prishin ndertimet pa leje.

Banoret dolen ne pritje te IMT dhe IKMT ne rrugen e Qafe Thores por ardhja e inspektoreve pas kesaj proteste eshte anuluar. Banoret e Thethit shprehen se jane nder shekuj banore dhe pronare te tokave ku kane ndertuar bujtinat e tyre.

Banoret thone se nuk do te lejojne prishjen e ndertimeve qe kane ngritur me sakrifice ne tokat e te pareve.