Ish-Zooteknika prej 30 vitesh pa rrugë/ Askush nuk kujtohet për këta banorë që janë pjesë e qytetit të Shkodrës…

Lagjet periferike të qytetit të Shkodrës në veçanti zonat ku janë populluar me të ardhur nga zonat malore prej tre dekadash vuajnë nga mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës në kanalizime.Pavarësisht se ka disa ditë që nuk ka më reshje, gropat në rrugë vazhdojë të qëndrojnë të mbushura me ujë.

Ish Zooteknika që prej vitit 1990 u kthye në një zonë banimi për qindra familje, por banorët ndihen të diskriminuar.Fakti që në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim prej vitesh ka bërë që ky segment të degradojë saqë kur bie shi rruga eshtë pothuajse e pakalueshme.

Pavarësisht se kjo zonë është kthyer në një nga lagjet më të mëdha të periferisë në Shkodër ende askush nuk kujtohet për këta banorë që janë pjesë e qytetit të Shkodrës.