Kalaja e Shkodres vuan mungesën e një parkingu/ Poshtë kalasë kaos nga mjetet e vizitorëve…

Gjatë periudhës turistike, janë mijëra shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë kalanë e Shkodres, por në funksion të tyre është vetëm një parking me kapacitet shumë të vogël  për makinat.

Parkimi i makinave përgjatë rrugës së kalasë në mënyrë të çrregullt, po krijon një trafik të rënduar duke bërë të vështirë lëvizjen e turistëve ku në keto ditë vere fluksi  që vizitojnë kalanë e Shkodres është i lartë .

Turistët thonë se duhet të merren masa për vendosjen e një rregulli qoftë në krijimin  e një parkimi të ri gjithashtu edhe në lëvizjen e automjeteve.

Kalaja e Shkodres është një nga destinacionet më të preferuara të këtij sezoni veror. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë me dije pak dite më parë se  gjatë muajit korrik e kanë vizituar kalanë 12912 turistë vendas dhe të huaj.