KAS rrëzon kërkesën e PD, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të mos regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Kërkesa është analizuar në formë dhe përmbajtje dhe është vendosur që ajo të mos kalojë për shqyrtim.

Kështu, KAS rrëzon kërkesën e PD dhe legjitimon koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Faktikisht, edhe pse KQZ përjashtoi Komisionin e Rithemelimit nga ky koalicion, PD përsëri insistoi që “Shtëpia e Lirisë” të mos regjistrohet në zgjedhje. Sipas kërkesë së partisë së drejtuar nga Lulzim Basha, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokristiane me kryetar Nard Ndokën.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. Sipas Celibashit përdorimi i simboleve nga një grup tjetër politik cënon interesat e Partisë Demokratike.