Kryebashkiaku Beci e hap ditën me një lajm të mirë, dy blloqe pallatesh do të rikualifikohen…

E nisim ditën me një lajm shumë të mirë!Bashkëpunimi i ngushtë, që në nisje të punës si kryetar i bashkisë me qeverinë shqiptare dhe agjensitë e saj, po jep frytet e para.
Gjatë muajve të verës me kolegët në bashki kemi punuar për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm të projektit:
“Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit: Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa” dhe Bllokut Bulevardi “Zogu I”
Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa” 9 Pallate
Rikualifikim Urban i Bllokut Bulevardi “Zogu I” 46 Pallate.

Përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund 55 pallate do t’i nështrohen ndërhyrjeve të thella përmirësuese, në rrugët “Europa” dhe ” Zogu I” si akse hyrëse e dalëse në qytet.

Punimet që do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore përfshijnë:
✓ Punime për sistemimin e tarracës, përfshire të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin.
✓ Punime për sistemimin dhe kullimin e ujerave të shiut.
✓Punime për veshjen e fasadës me sistem kapot, përfshirë katet përdhe dhe xokolaturen me të gjitha punimet e nevojshme per suvatim, veshje me polisterol, kornizim dritare dhe bojatisje.
✓Punime për sistemimin e linjave ekzistuese te rrymave te dobëta dhe të ulëta ajrore në fasadë.
✓Punime per ndërtimin/rikonstruksionin e trotuarit perimetral dhe rikonstruksioni I shkallës hyrëse të pallatit.
✓Punime për realizimin e pikturave murale në fasada specifike të përfshira të gjitha punimet për konceptimin, design dhe realizimin e murales.

Ky projekt transformues për qytetin tonë do të nisë shumë shpejt ndaj dua të ftoj të gjithë banorët të jenë bashkëpunues për mbarëvajtjen e tij.
Kjo është një mundësi e mirë për secilin pallat që të ndërmarrë edhe veprime të tjera për të përmirësuar kushtet në hapësirat e përbashkëta. Bashkia do të jetë pranë jush për të ndihmuar në këto procese, administratorët e lagjeve janë në dispozicionin tuaj.
Punë të mira kemi përpara, na shkoftë mbarë!