M.Madhe/ Qarkullonte me kallashnikov, arrestohet 44 vjeçari…

Malësi e Madhe

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last trip”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një person po drejtonte mjetin, nën efektin e alkoolit dhe kishte armë zjarri me vete, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Last trip”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, i cili pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtonte mjetin “Volkswagen”, në gjendje të dehur, në masën 0.93 mg/l.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë me fishek në fole, si dhe disa fishekë të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.