Maqedonia e Veriut heq TVSH-në për produktet ushqimore bazë, ul akcizën e karburanteve…

Maqedonia e Veriut njoftoi se do të heqë TVSH-në për produktet ushqimore bazë, si dhe do të reduktojë TVSH-në dhe do të ulë akcizën për karburantet, pjesë e një pakete masash me vlerë 400 milionë euro.

Masat u miratuan të mërkurën për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve të saj dhe për të siguruar likuiditetin e kompanive lokale në mes të krizës globale të energjisë dhe ushqimit.

“Ka rezerva të mjaftueshme ushqimore dhe lëndë djegëse për të plotësuar nevojat e vendit, por çmimet e këtyre produkteve janë shumë të larta në tregjet botërore dhe masat e marra pritet të zbusin rritjen e çmimeve”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Sipas paketës, qeveria do të heqë TVSH-në dhe do të lë të pandryshuara marzhet në shitjet e bukës, sheqerit, miellit, vajit të lulediellit ushqimor, qumështit, mishit, orizit dhe vezëve. Aktualisht TVSH-ja për këto produkte ushqimore është 5 për qind.

Qeveria do të heqë gjithashtu taksat doganore për të gjitha importet e produkteve ushqimore bazë dhe do të heqë TVSH-në për gazin natyror, energjinë elektrike dhe anë energjinë termike.

TVSH-ja për karburantet do të ulet në 10% nga 18%.

Qeveria vendosi gjithashtu të subvencionojë faturat e energjisë elektrike dhe gazit për familjet dhe propozoi ndryshime të metodologjisë së çmimeve në mënyrë që të ulë çmimet e energjisë elektrike për qytetarët më vulnerabël.

Gjithashtu, pensionistët dhe rreth 35 mijë qytetarë më të rrezikuar do të marrin kupon prej 1.000 denarë (16,2 euro) në muaj për një periudhë tre mujore për blerjen e produkteve ushqimore bazë.

Qeveria gjithashtu do të ofrojë subvencione për normat e interesit të kredive, si dhe do të japë kredi pa interes përmes Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut për kompanitë për të mbështetur likuiditetin e tyre. Kompanitë gjithashtu mund të përfitojnë nga kreditë për të investuar në projektin e efiçiencës së energjisë dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme./ SeeNews