Merr flakë një shtëpi në Dajç, shpëton çifti i bashkëshortëve…

Një banesë private është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në fshatin Samrisht të Dajçit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa aty banonte shtetasi Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrëfikëses, banesa nuk u arrit të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Grupi i ekspertëve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa do të përcaktojnë edhe shkakun e rënies së zjarrit.