Ndryshime trajnerësh në akademinë Vllaznia, U19 i besohet ish-sulmuesit Vioresin Sinani…

Akademia Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga data 16 gusht do të nisin stërvitjet për të gjithë ekipet. Si rrjedhojë, në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit po punohet për përzgjedhjen e stafit teknik që do të punojë me ekipet e Akademisë për sezonin 2021-2022.

Mund të konfirmojmë për momentin lajmin që trajner i ekipit U19 për sezonin e ri do të jetë një emër shumë i madh për klubin tonë, Vioresin Sinani. Ndërkohë, ndihmëstrajner i këtij ekipi është përzgjedhur Nefail Zhejani. Në ditët në vijim do të publikojmë edhe emrat e trajnerëve të grupmoshave të tjerë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që drejtimin e ekipit Vllaznia U21 për sezonin e ri t’ia besojë teknikut anglez Dean Paul Sibson. Ai do të ketë në krah, jo vetëm në rolin e zëvendëstrajnerit por edhe të videoanalistit Ergi Borshin.
KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia ju urojnë suksese këtyre trajnerëve në punën e tyre me ekipet e klubit tonë!