Nisin regjistrimet në e-Albania për nxënësit e klasave të 10…

Në e-Albania ka nisur procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjetra për vitin shkollor 2023-2024.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila bën të ditur se regjistrimet do të vazhdojnë deri më 20 Korrik.

“Të dashur nxënës dhe prindër! Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike”, ka shkruar ministrja Kushi.