Pas takimit në Stamboll, Rusia zotohet se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në Kiev dhe në Chernihiv…29 Mars, 2022Aktualitet, Bota, Lajm i fundit Ka përfunduar takimi i delegacioneve negociatore të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).Mbledhja që u mbajt në zyrën presidenciale Dolmabahçe në Stamboll ka përfunduar pas takimit të krerëve të delegacioneve, si dhe pas takimit mes delegacioneve.Pritet që pala ukrainase të informoj mediait lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më herët në hapjen e takimit theksoi se si një vend që ka dëshmuar shumë dhimbje në rajonin e tij, kanë punuar dhe janë përpjekur që një pamje e ngjashme të mos ndodhë në veri të Deti të Zi.“Kemi shfaqur një qasje të drejtë që mbron të drejtën, ligjin, ndjeshmërinë e të dyja palëve (Rusi-Ukrainë) në të gjitha platformat ndërkombëtare”, tha Erdoğan.“Keni marrë përsipër një përgjegjësi historike si anëtarë të delegacioneve. Gjithë bota pret lajmet e mira që do të vijnë nga ju. Me udhëzimet e liderëve jeni duke hedhur themelin e paqes. Jemi të gatshëm për çdo lloj kontributi që do të lehtësojë punën tuaj”, shtoi ai. Të Ngjashme Rritet në 34.151 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza… 22 Prill, 2024 Rritet në afro 34 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza… 18 Prill, 2024 Komisioni i OKB-së akuzon Izraelin se po pengon hetimin e tij për sulmet e 7 tetorit… 16 Prill, 2024