Përfaqësues nga të DVP Shkodër Ceremoni përkujtimore në kuadër të 25-vjetorit të rënies së ish-efektivit të Policisë së Shtetit Petrit Guga…

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të Policisë, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.

Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë të Dëshmorit të Policisë, përfaqësues nga të DVP Shkodër, të cilët vendosën kurora me lule në vlerësim të kontributit të tij.

Akti sublim i Dëshmorëve të Policisë ndër vite përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet në garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.