Plagosje me armë në Shkodër, 34 vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital…

Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Shkodër në rrethana të paqarta. Policia bën me dije se rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se emri i të plagosurit është Vincens Piroli.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak,  Kurbin,  i plagosur me armë zjarri,  në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e  personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli  në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.