Prokurori tërhiqet nga akuzat për katër policët e arrestuar në Velipojë, Gjykata e Shkodrës jep “Masen e Sigurisë”…

“Arrest shtepie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkoder për 4 efektivët e policisë të ndaluar me urdhër të agjensisë së mbikqyrjes policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë. N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qënë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve.

Prokurori i çeshtjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çeshtjes Irida Kacerja. Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit.